Zv.presidenti i PE në Kosovë: Ndryshimi i kufijve ide jo e mirë

E Enjte, 03 Janar 2019 09:14

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha të mërkurën në Prishtinë se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë. Ai i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilin është diskutua për sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019. Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë. “Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë”…tha ai duke nënvizuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje pozitive. Zoti Wieland bëri thirrje ndërkaq që të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se nuk mund të premtoj kur mund të bëhet ndodhë një gjë e tillë, meqë disa qeveri nëpër Evropë ende nuk janë bindur për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Kosova hyri në vitin 2019 pa liberalizim të vizave për qytetarët e saj, pavarësisht kushteve të përmbushura dhe premtimet e politikanëve që kjo çështje do të ndodhë gjatë vitit që lamë pas, shkruan Voa. Viti që sapo ka filluar pritet të jetë i vështirë për Kosovën e cila pret të hyjë në një periudhë të re bisedimesh me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare normalizimi që është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian, i cili në pranverë do të jetë në një periudhë zgjedhjesh që priten me shumë shqetësime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...