Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, duke u përmbysur/
Të gjithë udhëtarët raportohet se janë të bllokuar brenda mjetit dhe presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë.
Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti.
Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen ende.