E harruan brenda autobusit, nëna shqiptare shpëton 3-vjeçarin

E mërkurë, 13 February 2019 19:29

Gjashtë orë i braktisur brenda një autobusi shkolle, i parkuar në një depozitë në periferi të qytetit. I lidhur, me një rrip sigurie, i frikësuar dhe në të ftohtë, fëmija i cili sapo kishte mbushur 3 vjeç, i lindur në Itali nga një familje shqiptare, ndejti i bllokuar palëvizuar disa orë në sedilje. Ajo që arriti ta shpëtojë ishte e ema, e cila mezi priste ta takonte, ndaj edhe shkoi në shkollë të kërkonte informacion.

“Djali juaj nuk arriti kurrë, menduam se ishte sëmurë”, i thanë mësueset gruas.

Më pas nëna iu drejtua kompanisë së transporteve publike, e cila menaxhonte edhe transportin drejt Firences dhe arriti ta gjente vogëlushin në një autobus shkolle afër një depozite.

Menjëherë pas ngjarjes kompania pushoi shoferët e autobusit. Sipas corriere.it, vogëlushi, si çdo mëngjes priti autobusin në ndalesë me nënën dhe mendohet se gjatë rrugës e zuri gjumi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...