Është rritur në 14 numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë.
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Nderkohe qe Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme shpalli 14 dhe 15 shkurtin ditë zie.
Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se për arsye të zbardhjes së rastit dhe arsyet e fatkeqësisë nga aksidenti që ndodhi në autostradën Shkup –Tetovë, prokurori publik ka kërkuar që vozitësit të autobusit ti merret urina dhe gjaku për kontrolle të mëtutjeshme, gjithashtu të bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit. Nga Prokuroria kanë theksuar se gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe largimi i autobusit nga vendi i ngjarjes do të vazhdon gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski ka informuar se ekipe të MPB-së dhe prokurori publik kanë qenë në vend ngjarje dhe ekspertiza do të vazhdojë.
“Me shoferin e autobusit është biseduar, ai për momentin gjendet ne spital, nga ajo që është arritur që të bisedohet do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit”, ka theksuar Angelovski. (INA)
Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, shkon në 13 numri i viktimave
Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Publike Shkup po kryhen hetim në vendngjarje, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku për momentin 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë persona kanë mbetur të lënduar.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se autobusi me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, shkon në 13 numri i viktimave
“Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në drejtim të vërtetimit të aksidentit, Prokurori Publik do të lëshojë urdhër për obduksion të personave të vdekur, si dhe kontroll të jashtëzakonshëm teknik të makinës. Gjatë mbrëmjes do të sigurohet vendi i ngjarjes, ndërsa hetimi dhe nxjerrja e autobusit do të vazhdoj gjatë ditës së nesërme. Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Aksident tragjik në Tetovë, shkon në 10 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 10. Mediat vendase dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” ka qenë duke udhëtuar në relacionin Shkup-Gostivar. Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.