Profesorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, e njohur me antishqiptarizimin e saj, është tallur me tragjedinë e sotme që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus i agjencisë turistike “Durmo Turs” u rrokullis ndërsa të vdekur përfunduan 13 udhëtarë dhe pesë të tjerë janë të lënduar rëndë, në mesin e të cilëve edhe një shtatëzëne, shkruan gazeta Koha.mk.
Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar kështu në luftën e vitir 2001, kur në këtë pjesë ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga pjesëtarët e UÇK-së.