Nisin votimet në Tuz, shqiptarët kanë mundësi historike

Diel, 03 Mars 2019 09:40

Kanë nisur votimet në Tuz, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare po votojnë për kryetarin e ri.

Pikat e votimit janë hapur që në orën 7:00, në ato që mund të quhen zgjedhjet e para vendore që kur qyteza mori statusin e Komunës, pasi më parë ka qenë pjesë e Podgoricës.

 

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.
artitë shqiptare marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën ‘Forumi shqiptar’ dhe me sloganin ‘Malësia na bashkon’. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Pikat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00. Zgjedhjet në Tuz zhvillohen në një atmosferë jo shumë të qetë në Malin e Zi, pasi një ditë më parë, mijëra vetë protestuan në Podgoricë kundër Presidentit Gjukanovic, madje duke i bërë thirrje që të japë dorëheqjen deri më 15 mars.

Modifikuar më Diel, 03 Mars 2019 10:19
Login to post comments