Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

Hënë, 04 Mars 2019 21:55

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis, sepse ju nuk mund të presim që Serbia të njohë Kosovën, dhe nga ana tjetër të mos marrë asgjë në këmbim, transmeton Gazeta Metro.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë Vuçiç në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njejtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit.

Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë. Edhe pse çdo gjë duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis, unë jam i sigurt se mund të vijmë në një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerika, Kinës dhe të vendeve tjera”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç gjithashtu tha se vlerëson rolin ndërmjetësues të kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Problemi është mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, ne nuk mund të kritikojmë Evropën e cila ka bërë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen”, ka thënë Vuçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...