Parlamenti Evropian, mesazh të qartë Këshillit: Lberalizim vizave për Kosovën

E Enjte, 28 Mars 2019 13:31

Parlamenti Evropian ka kaluar të enjten në Strasburg me 331 vota pro iniciativën e eurodeputetes, Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Parlamenti Evropian ka kaluar iniciativën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave me Kosovën me 331 vota pro dhe 126 kundër. Ky votim, sipas ekspertëve, nënkupton edhe vazhdimin e mbështetjes së euruparlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen, pra do të jetë i vlefshëm edhe në përbërjen e ardhme të parlamentit, pas zgjedhjeve që do mbahen në muajin maj.

Më parë Parlamenti Evropian e ka votuar një rezolutë që kërkonte nga vendet e BE-së heqjen e regjimit të vizave për kosovarët sipas rekomandimit të Komisionit Evropian. Rezoluta e BE-së nuk ka bindur disa ministra të Brendshëm të vendeve të BE-së për të mundësuar aprovimin në mekanizmin e fundit që do të mundësonte liberalizimin e vizave për Kosovarët.

Procesi i liberalizimit përfshin: raportimin pozitiv nga Komisioni Evropian që jep rekomandimin, se një vend i ka plotësuar kushtet që qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen; pas kësaj Parlamenti Evropian duhet ta kalojë këtë raport në votim dhe në fund vendimi duhet të merret edhe nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare, me një shumicë të kualifikuar. Shumica e kualifikuar duhet të plotësoj dy kushte: Shumicën e vendeve të BE-së që përfaqësojnë mbi 50 për qind të popullatës së atyre vendeve. Vendimi për qytetarët e Kosovës ka ngecur në pikën e fundit.  

Votimi i fundit sipas shpjegimit të ekspertëve do ta vazhdojë vendimin e Parlamentit Evropian në mandatin e ri pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Në maj edhe raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon edhe deputetët e tjerë do të testohen para votuesve të vendeve të tyre, duke kërkuar votën. Sipas statistikave zyrtare Sllovenia llogaritet të ketë 0.6 për qind shqiptarë që përbën një numër në mes të 6 dhe 7 mijë banorëve. 

Gjatë debatit që është mbajtur dje (27.03) Komisioneri i BE-së për çështje të brendshme greku Avramopulos edhe një herë ka theksuar rëndësinë e heqjes së vizave për kosovarët, duke thënë se liberalizimi i vizave nuk duhet të bëhet vetëm për të qenë të drejtë e për të njohur punën e bërë deri tani nga autoritetet kosovare. "Kjo ka të bëjë edhe me sigurimin e stabilitetit në rajon dhe perspektiven evropiane për tërë rajonin”.

Me kërkesë të drejtpërdrejtë për liberalizim ka qenë edhe raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon e cila ka thënë se "Kosova mbetet pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash. Unë pyes pse Këshilli i Evropës dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së nuk e kanë mbajtur premtimin. Si Evropë po humbim kredibilitetin e qytetarët kosovarë po humbin shpresën”. Nga Deutsche Welle

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...