Vendosja e flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit nga grupi Folklorik Arbëresh nuk është pritur mirë nga një pjesë e opinionit në qytetin e Ohrit.
Mësohet se dy pjesatar të këtij grupi janë marr në bisedë informative në policinë e Ohrit.
Këtë informacion për Strugalajm e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimoski i cili potencon se “Flamuri në Kështjellën e Samoilit në Ohër është vendosur nga një grup i cili është prezantuar si folklorik dhe në një kohë të shkurtër është spostuar nga aty.”
“Janë thirrur në bisedë informative dy persona dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, përfundon Dimoski.
Një grup arbëresh prej dje qëndrojnë në një vizitë në Strugë dhe Ohër ku morën pjesë në disa aktivitetet kulturore në Livadhi të Strugës në përkujtim të betejës që Skënderbeu ka zhvilluar në këto anë.Arbëreshët janë pjesë e kombit shqiptar që pavarsisht që jetojnë prej më shumë se 500 vjetësh ën Ita;li kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare.