Haradinaj shpërthen ndaj Ramës: Më bënte më shumë presion në Samit se sa të tjerët

Tuesday, 30 Prill 2019 19:17

ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Haradinaj: Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron e kanë marrë seriozisht dialogun Kosovë-Serbi. E kanë ndalë devijimin e metejshëm të konfliktit, shkuarjen në drejtim të gabuar. Dialogu i udhëhequr nga Mogherini nuk ekziston më. Nuk ka më biseda për territore, por bëhet fjalë për njohje Kosovë-Serbi, por procesi se si do të ndodhë ka ende dilema…

A është përmendur çështja e kufijve nga Merkel dhe Macron?

Haradinaj: Merkel po në vazhdimësi ka folur kundër pazareve për territore e kufi.

Çfarë u diskutua konrektisht në Samit?

Haradinaj: Pjesa e parë ishte diskutim i përgjithshëm. Ç’ka mendojnë vendet e rajonit mbi bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërsa takimi i radhës më 1 korrik në Paris do jetë bilateral, vetem Kosovë-Serbi.

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu  prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...