Dhjetëra qytetarë sot protestuan në komunën Gjorce Petrov të Shkupit për të kërkuar rrugë të sigurta për fëmijët.
Qytetarët sot protestuan për të dytën dit me radhë pas shkeljes së një fëmije në rrugën “Boris Saraov”, rrugë kjo pranë shkollës fillore. Vogëlushi 10 vjeçar është i lënduar në kokë dhe për momentin është në qendje stabile.
Banorët e kësaj komune me vite kërkojnë që në rrugë të vendoset sinjalistikë speciale rrugore pasiqë në këtë rrugë vozisin shumë shpejtë.
Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se së shpejti do të vendoset semafor në rrugë.