Një i burgosur shqiptar i vuri flakën shtresave të shtratit të tij në qelinë e burgut në San Gimignano (Siena, Itali).
Nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme, mbeti i plagosur rëndë vetë shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave italiane, si dhe 3 punonjës së burgut.
Shkaqet e veprimit të shqiptarit mbeten ende për tu zbardhur.
Sindikata e policisë së burgjeve në Itali kërkoi masa shtesë sigurie në burgun e San Gimignano-s.