Djali i Ibrahim Rugovës mbështet Vjosa Osmanin për kryeministre

Premte, 30 August 2019 12:02

Djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ka shprehur hapur mbështetjen ndaj kandidates Vjosa Osmani për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ukë Rugova, shihet në një odë në Gollak së bashku me Gani Gecin si dhe Hazir Borovcin, teksa, më këngë e valle festojnë kandidaturën e Osmanit.

“LDK besë dhe shpresë per Kosovën. Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre.✌️✌️”, shkruhet në postim.

Ukë Rugova është zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit të  Përgjithshëm në LDK, derisa, edhe ai ka votuar pro kandidaturës së Osmanit për kryeministre.