Presidenti i Republikës së Kosovës ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Merituar”, për Fehmi Shaqirin për kontributin e tij në ruajtjen e vlerave tona kombëtare.
Njoftimin për këtë cermoni Presidenti Thaçi e ka dhënë në një positm në faqen e tij në facebook.
Fehmi Shaqiri është babai i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.
Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. HTH