Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të kualifikohet në finale në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.
Rrugëtimin në këtë turne, Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz në rundin e dytë. Xhudistja kosovare vazhdoi garën për medaljen e artë duke mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.
Tani, Distria Krasniqin e pret finalja, ku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, mirëpo do të tentojë ta marrë atë të artën. Në këtë finale të madhe, kosovarja do të përballet me fituesen e ndeshjes mes sllovenes Marusa Stangar dhe xhudistes nga Moldavia Naransetseg Ganbaatar.