Tre shqiptarë sulmuan oficerët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit gjatë një aksioni, pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerën e gjysmë milioni paundësh.
Përveç lëndës narkotike, ata kishin edhe dokumente të rreme identifikimi.Denis Markeci, 29 vjeç dhe Endri Cena, 26 vjeç, akuzohen për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasit A.
Ata sulmuan tre oficerë kur u arrestuan të premten në një pronë në Britton, të Bristolit.
Ata u akuzuan gjithashtu se posedonin dokumente të rreme të identitetit së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç.
Në ndërtesë u gjetën katër karta identiteti italiane dhe rumune si dhe karta bankare të paligjshme.
Burrat, pa asnjë vendbanim të caktuar, u dërguan në qelitë e paraburgimit, ndërsa do të paraqiten në gjykatë më 3 janar të vitit 2020.