Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të Kuvendit. Pas propozimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreu i ri i Kuvendit është Glauk Konjufca. Ai ka marrë 75 vota pro. Zgjedhja e Konjufcës është bërë edhe me votat e LDK-së, ndonëse VV s’ka arritur ende një marrëveshje për koalicion qeverisës me të. Glauk Konjufca njihet si një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit në Vetëvendosje.