Pasi ka shoqëruar deputetët e tij deri në Kuvend, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Fituesi i zgjedhjeve të kryej këtë veprimet për të konstituar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin”, ka thënë Haradinaj.
“Duhet të konstituohet Kuvendit. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV-në dhe z. Kurti”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj nuk do të jetë deputet nga radhët e partisë së tij pasi ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe në sekretariatin e Kuvendit.
Përsa i përket mos arritjes së koalicionit LDK-VV, Haradinaj ka thënë se duhen pyetur ata pse nuk po pajtohen.