Trupi i një mashkulli u gjet i varur në një pemë në pyllin e Chios në Greqi dhe dyshohet se i përket një të riu shqiptar.
Një oficer i policisë greke ishte ai që e zbuloi trupin e dekompozuar pasditen e së mërkurës në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Kalamoti dhe Patrica, dhe sipër varrezave të Kalamotit.
Oficeri i policisë që ishte për gjueti, pa një burrë të varur me litar në një pemë, dhe njoftoi komisariatin e tij.
Policia që mbërriti në vendngjarje nuk ishte në gjendje të identifikonte kufomën pasi raportohet se ishte shumë i dekompozuar dhe tiparet e tij ishin ndryshuar. Nga indikacionet e para, dyshohet se trupi i përket 26-vjeçarit nga Shqipëria, Lorenc Metaj, i cili ishte zhdukur nga banesa e tij në Kalamoti gjatë verës. Ndërsa hetimet vijojnë, thuhet se edhe celulari i gjetur pranë kufomës do të hedhë dritë për zbardhjen e ngjarjes. Policia po heton për identifikimin e plotë të viktimës