Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim, raporton Gazeta Express.
Burime nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka mbërritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, por Kurti e ka të pamundur që të takojë sot presidentin e vendit.
Kjo, pasi sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Ai shprehet se së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.
Sot presidenti Thaçi e kishte ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.