‘Rezultatet’ e para të “Minishengenit ballkanik”, sulmohet ambasada malazeze në Beograd

Premte, 03 Janar 2020 10:54

Pas takimit Vuçiç- Rama, me pjesëmarrjen e detyruar të presidentit malazez në Durrës, nacionalistët serbë marrin fuqi. Disa persona kanë sulmuar mesnatën e kaluar ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Sipas mediave malazeze huliganët kanë tentuar të djegin flamurin. Turma e mbledhur përpara ambasadës ka sulmuar flamurin, i cili është zëvendësuar menjëherë nga ambasada. Ashtu si shihet edhe nga fotot, tashmë në ambasadë po valvitet një tjetër flamur malazez.

“As Numan Pasha Cuprilic dhe as Omer Pashë Latas nuk mundën ta shkatërrojnë, e lëre më turma që u mblodh në Terazije sonte para Ambasadës së Malit të Zi në Serbi”, shkruajnë mediat malazeze.

Pas zhurmës së dyshes Rama-Vuçiç për gjoja “minishengenin ballkanik” filluan rezultatet e para. U sulmua ambasada malazeze në mes të Beogradit.

Imagjinoni se çfarë mund të bëjnë serbët, kur nuk e njeh si shtet Kosovën Presidenti Vuçiç!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...