Pas 14 vitesh, shfaqet në rrugë xhipi i blinduar i Ibrahim Rugovës, i projektuar për t’i bërë ballë armatimit serb

Premte, 03 Janar 2020 12:29

Kjo është makina, e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Është një “Range Rover” i blinduar nga të katër anët, i projektuar për t’i bërë ballë armatimit serb të asokohe.

Pas 14 vitesh, që nga vdekja e Rugoves edhe xhipi  i tij kishte “vdekur”, por ka qenë gazetari i agjencisë së lajmeve 'Presheva Jonë’, ai që e ka ndezur duke e kthyer sërish në rrugë xhipin.

Edhe pas 14 vitesh, sirena nostalgjike dhe emocionuese e tij dukej sikur e kërkonte njeriun numër një të pavarësisë së Kosovës!

“Edhe sikur të më jepte dikush një milion apo dy milionë euro, ky xhip nuk shitet, nuk ka çmim, meqë është simbol dhe sinonim i pavarësisë së Kosovës. Ky xhip ka bërë qindra kilometra, ka ecur, lobuar për Kosovën më shumë se sa sot disa ministra tanë…” ka thënë  për “Presheva Jonë” Sahit Geci, truproja i Rugovës.

“Kjo veturë më është dhënë nga presidenti, sepse ka qenë pjesë e LDK-së atëkohë. Diku nga viti 2004-2005 e kam. E ruaj si kujtim, nuk e përdor. Kemi pasur oferta shumë me shitë, por nuk e shes. Më para e shes truallin se veturën”, është shprehur truproja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...