Albin Kurti mbledh figurat kryesore të partisë para takimit me Mustafën

E Enjte, 09 Janar 2020 15:51

Një orë para takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafës, Albin Kurti  ka mbledhur figurat qendrore të LV-së në selinë qendrore. Pak minuta më parë në seli ka arritur edhe kreu i LV-së, Albin Kurti, ndërsa si pjesë e grupit punues që do të marrin pjesë në takimin e sotëm me LDK-në, të pranishëm janë edhe nënkryetarët Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollcaku. Gjithashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu.

Në orën 15:30 pritet ndërkaq që të mbahet një nga takimet më të rëndësishme që prej përfundimit të zgjedhjeve në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.

Dje gjatë ditës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se cila do që të jetë kërkesa e LDK-së, për të do të vendosin anëtarët e grupit punues, që për këtë çështje kanë mandat të plotë nga kryesia. “Është me rëndësi ne presim që të dimë cila është kërkesa e LDK-së, diskutimet do të vazhdojmë, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues që të angazhohen që të kemi sa më parë marrëveshje. Presim që edhe LDK-ja në bazë të deklaratave publike që i kanë bërë të jenë të përkushtuar në të njëjtën mënyrë. Tani për këtë mund të flasin pjesëtarët e grupit punues, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues. Së pari duhet të dimë çka kërkon LDK-ja është e rëndësishme të dimë, kemi pas edhe deklarata publike të deputetëve të caktuar, për më tepër, anëtarët e grupit punues”, deklaroi dje Nagavci.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...