Thaçi i bën presion Kurtit: A do të jesh ti i mandatuar për krijimin e Qeverisë, apo ...

Premte, 10 Janar 2020 11:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka nisur sërish letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse VV-ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thekson letra e Thaçit, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmend pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

‘Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër’, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14,  e cila vëren ‘se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin’, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...