Nëse nuk krijohet qeveria nga 1 marsi s’realizohet asnjë pagesë në Kosovë

Diel, 12 Janar 2020 10:09

Vonesat në formimin e qeverisë së Kosovës, pritet të shkaktojnë probleme buxhetore në vend. Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, thotë se në rast që nuk formohet qeveria e re, me 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë.


Pavarësisht se me ligj nuk përcaktohet ndonjë afat kohor se kur duhet të miratohet buxheti i shtetit, Rafuna thotë se nëse është kuvendi aktiv afati optimal është 31 tetori.

“Sa i përket të formimit të Qeverisë sa më shpejtë që të ketë qeveri është më mirë për vendin dhe për institucionet e vendit, ndërsa nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të ketë qeveri. Sa i përket buxhetit të Republikës së Kosovës në ligjin për menaxhimin e financave publike nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të aprovohet buxheti në qeveri. Me përjashtim të rastit kur Ligji për menaxhimin të financave publike e parasheh se në situatat kur e ke një Kuvend të Republikës së Kosovës deri më 31 tetor duhet të aprovohet buxheti, duhet të shkojë në Kuvend të Republikës së Kosovës. Mirëpo në rastin konkret ne kemi një situatë më ndryshe për arsye se më 31 tetor ne nuk kemi pasur kuvend për shkak të procesit të zgjedhjeve”, thotë ai për Ekonomia Online.

Rafuna deklaron se Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashtu siç ka qenë i obliguar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend.

“Ministria e Financave kësaj i ka ndërmarrë të gjitha hapa dhe ka përgatitur buxhetin siç ka qenë e obliguar me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe një draft është final në Ministri të Financave i cili është i gatshëm që në rrethanat të cilat ndodhemi sot për arsye se buxheti është përgatitur në rrethana dhe në kohën që jemi tani dhe është i gatshëm që të përcillet tutje për në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk njeh ndonjë term me përjashtim të termit qeveri, nuk njeh qeveri në dorëheqje, qeveri në detyrë, opinioni i Gjykatës Kushtetuese ose opinioni ta quajmë më mirë, Gjykatës Kushtetuese nuk ia konteston qeverisë e cila është sot në detyrë që të merr vendime”, thotë ai..

 

Këshilltari i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza shpjegon se buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzohen vetëm dy muajt e parë të vitit 2020.

Ndërsa për muajn mars duhet nëj vendim i Kuvendit.
“Janë dy situata Ligji i Menaxhimit të Financave Publike parasheh se në qoftë se e ka pasur zgjedhje 4 muaj sesa që fillon viti fiskal atëherë muaji i parë dhe i dytë janar dhe shkurt do të implementohet buxheti i vitit 2019 dhe shkon ndarja 1/12 e tutje, në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime për ta sjellë një vendim që edhe gjatë muajit mars të implementohet buxheti i vitit 2019 kjo nënkupton që më 29 shkurt m,ë 1 mars asnjë pagesë tjetër nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, thotë ai.

Por në qoftë se nuk kemi qeveri dhe Kuvendi nuk nxjerr një vendim, Rafuna thotë se me 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar.

“Në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës e sjell një vendim që e mbulon në implementimin e buxhetit të vitit 2019 atëherë nënkupton që më një prill asnjë pagesë nuk mund të bëhet me përjashtim të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar. I kemi dy situata. Situata parë kur nuk sjell vendim atëherë çdo gjë ndërpritet me 1 mars dhe situatën e dytë e kemi në rast se kuvendi sjell vendim për muajin mars gjithçka ndërpritet në datën 1 prill dhe çdo pagesë brenda nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, thotë ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor dhe nga atëherë Kosova ka mbetur pa institucione. kjo si shkak e neglizhencës së partisë fituese, e cila nuk po gjen formulë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë.

Modifikuar më Diel, 12 Janar 2020 10:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish deputeti Xhemal Gjunkshi, të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter DORËHIQU!

Politikë

Ish deputeti Xhemal Gjunkshi, të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter DORËHIQU!

Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës. Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi...

‘Anti-shpifja’ për shqyrtim në Komisionin e Venecias, ish-deputetja e opozitës: Akti i KiE zbulon fytyrën e qeverisë

Politikë

‘Anti-shpifja’ për shqyrtim në Komisionin e Venecias, ish-deputetja e opozitës: Akti i KiE zbulon fytyrën e qeverisë

Pasi Këshilli Europian kërkoi që paketa ‘Anti-shpifje’ të shkojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias, vjen një reagim dhe nga ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj. Përmes një mesazhi Mehmetaj thekson...

200 lëkundje tërmeti në Turqi nga mbrëmja e djeshme

Globi

200 lëkundje tërmeti në Turqi nga mbrëmja e djeshme

Turqia është goditur nga një numër tërmetesh gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme. Turqia ka përjetuar momente tmerri, gjatë natës së kaluar, teksa është goditur nga rreth 200...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!