Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare, biznesmenit nga Kosova, Afrim Pacolli dhe familjes së tij, duke shprehur konsideratën për ndihmën që kjo familje u jep shqiptarëve kudo në botë duke i punësuar.
‘I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë.
Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë.
Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron!’