Donald Tusk për Kosovën: Jam optimist për liberalizimin e vizave

Premte, 27 Prill 2018 16:45

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk  në ndalesën e tij në Kosovë u shpreh optimist  se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë afër nëse kjo e fundit do të ketë normalizim gjithpërfshirës.

Tusk tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian duhet ta dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën evropiane të rajonit dhe kjo mbështetje sipas tij, do të theksohet në Samitin e Sofjes, që do ta mbahet me 17 maj. Donald Tusk vizitoi Prishtinën në kuadër të një vizite kordinuese me vendet e rajonit, të cilat do të marrin pjesë në Samitin e Sofjes. Në Prishtinë Presidenti i Këshillit Evropian takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të marrë pjesë në samitin e Sofjes.

“BE duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit. BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për tërë rajonin. Samiti duhet të përmirësojë lidhjet brenda rajonit. Ne do ta përdorim samitin për të diskutuar se si do t’i trajtojmë disa sfida të përbashkëta të sigurisë”, tha Donald Tusk, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë dialogut Kosovë-Serbi.

 “Liberalizimi i vizave për Kosovën është më afër pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi”, tha Donal Tusk, por sipas tij lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë megjithë arritjet.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon konsensus politik dhe Brukseli i çmon arritjet e Kosovës në këtë drejtim”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga ana e tij tha se Kosova është faktor konstruktiv në rajon dhe sipas tij, rajoni i Ballkanit përfshirë këtu edhe Kosovën nuk kanë qenë kurrë më afër njëri tjetrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...