Serbia dhe Kroacia kanë shfaqur tensione në mardhënien e tyre, madje ata kanë kërcënuar njëra- tjetrën me tërheqje të përfaqësuesve diplomatikë.
Kështu dy vendet kanë nisur një luftë diplomatike, e cila po po përshkallëzohet. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç deklaron se Beogradi do të përgjigjet njëlloj, nëse Zagrebi vendos të tërheqë ambasadorin. “Shpresoj arsyeja të mbizotërojë dhe të vazhdojmë në rrugën e bashkëpunimit të mirë fqinjësor, rrugën e përcaktuar nga presidentët Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Aleksandër Vuçiç Por, nëse dëshirojnë një luftë diplomatike, ata do të kenë një luftë diplomatike”-i tha kreu i diplomacisë tabloidit ‘Informator’ gjatë një intervistë. Në artikullin, e botuar me titullin “Nëse kroatët duan luftë, ata luftë do të kenë !”, Daçiç kujtoi se Kroacia e shpalli ministrin serb të mbrojtjes një persona non grata.