Kosovë/ Një amerikan kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ja kush është

Hënë, 30 Prill 2018 19:05

Një tjetër amerikan është caktuar në postin e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit në Kosovë pas largimit të David Schwediman.

Kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale, pritet të jetë prokurori amerikan Jack Smith.

Është marrë vesh se Smith ka përvojë edhe nga e kaluara në gjykatat jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer për një kohë edhe në Sudan, njofton Klan Kosova.

Prokurori amerikan, 48 vjeçar, thuhet të ketë kërkuar rreth një vit kohë për t’u familjarizuar me procedurën dhe lëndët që do të trajtojë Specialja.

Fillimisht mendohej se kryeprokuror do të caktohej Kwai Hong Ip, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve. Por, kështu nuk ka ndodhur pasi tashmë Jack Smith është caktuar prokuror i ri i Speciales.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...