Nga një operacion I ndërmarr nga policia greke në Janinë, Rodos dhe Athinë për urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria për një grup të trafikut të marijuanes dhe kokaines kanë rënë në pranga 19 autorë.
Të arrestuarit janë 12 grekë mes të cilëve 5 shqiptarë, 1 moldave dhe 1 shtetase rumune, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Operacioni i policisë greke vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.