Britania e Madhe është duke menduar të shfrytëzojë samitet ndërkombëtare për të lançuar një strategji të përgjithshme kundër fushatës dezinformuese të Rusisë.
Britania pritet të rishqyrtojë edhe mënyrën tradicionale të dialogut diplomatik në raport me Moskën, pas fushatës agresive të Kremlinit mbi mohimin e vazhdueshëm të përfshirjes së Sirisë në sulmin me armë kimike, shkruan ‘The Guardian’.
Plani i diplomatëve britanik është shfrytëzimi i samiteve të mëdha si ai i G7 dhe G20, pastaj Samiti i NATO-së dhe Bashkimit Evropian. Në këto 4 samite, Britania synon përforcimin e aleancës kundër Rusisë, sidomos pas rastit të helmimit të agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, në Salisburi në muajin mars.
“Britania e Madhe do t’i kundërpërgjigjet dezinformatës ruse dhe do të kërkojë gjetjen e një mekanizmi për mbajtjen përgjegjës të përdoruesve të armëve kimike”, thanë zyrtarë qeveritar.