Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë rënë dakord me armiqtë për të krijuar një vlerë të re në Kosovë.
"Ne jemi pajtuar edhe me armiqtë për të krijuar një vlerë të re në shoqërinë kosovare", ka thënë ai
Ai po ashtu ka folur edhe për përballjen me të tashmen dhe të kaluarën.
"Për ne ikja fshihja nuk është zgjedhja jone por përballja. Në asnjëherë nuk jemi fshehur as nga e kaluara e as nga identiteti jonë por jemi përballur gjithëherë. Aleanca ka ditë mos me u pajtu por jo mospajtim për mospajtim. Jo e jona ka qenë jo për të krijuar një vlerë të re", ka thënë ai.
Ai nuk ka harruar ti falenderojë edhe partnerët e tij të cilët sonte po marrin pjesë në këtë festë.
"Falënderoj Kadri Veselin, Visar Ymerin, Listën Serbr që jeni sonte prezent dhe jeni bashkëpunëtor në spektrin politik", ka përfunduar Haradinaj.
Kujtojmë që AAK- ja sot shënon 18 vjetorin e themelimit të saj dhe përmes një organizimi ka bërë bashkë zyrtarë të lartë shtetëror dhe të partive politike. /ZËRI