Në turqi mbahen së shpejti zgjedhjet parlamentare dhe partia kryesore opozitare e Turqisë e quajtur Partia Republikane Popullore ka shpallur kandidatin e saj që do të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Kandidati është Muharrem Ince , kritik I fuqishëm I Erdoganit dhe është laik. Ai ka qenë deputet që prej vitit 2002.
Për herë të parë partitë e krahut të djathtë dhe partia Republikane Popullore po bashkohen së bashku me shpresën për të mundur Erdoganin.
Partia për Drejtësi dhe zhvillim, me kryetar Erdoganin ka shumicën në Parlament.
Erdogani po përpiqet që në këto zgjedhje të parakohshme presidenciale të çimentojë pozicionin e tij me fuqi të zgjeruar, ndërsa laikët janë kundër axhendës së Erdogan e cila sipas tyre po e islamizon vendin.