Ndonëse kemi kaluar dhe po kalojmë shumë sfida për ta arritur liberalizimin e vizave, kjo nuk i ka bërë kosovarët që të kenë dyshimet në vlerat evropiane dhe të punojnë shumë për tu bashkuar dhe respektuar këto vlera. Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha në shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë.
“Kemi arritur progres por ende mbetet shumë punë për tu bërë në rrugën tonë drejt integrimit. Një pjesë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me BE-në”, theksoi Hoxha