Shkoi në Angli si emigrante, por u përzgjodh si më e bukura e qytetit të Manchesterit. Kjo është historia e Fatime Gashi, vajza nga kosova që ka arritur që të kurorëzohet me titullin e “Miss Manchesterit”.
Mediat e huaja rrëfimin e saj e kanë quajtur frymëzues, teksa bukuroshja ishte shprehur:
“Mançesterti më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur kjo është mënyra ime e kthimit në qytetin tim në shtëpi. Kjo ende më duket si një ëndërr “.
Fatimja ishte vetëm 2 vjeç kur familja e saj u largua nga Kosova për në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar luftës. Ata kanë ndërtuar një jetë të re këtu dhe janë krenarë ta quajnë shtëpinë e tyre Salford, shkruan manchestereveningneës.co.uk
Bukuroshja është studente e fakultetit të mjekësisë në Salford dhe fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen e madhe.