Thirret tryeza nga Veseli, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen

Hënë, 07 May 2018 17:18

Të martën pritet të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike, e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Telegrafin se beson që të gjitha partitë do të jenë të martën në këtë takim. “Besoj se të gjitha partitë e ftuara do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Krasniqi. Edhe zyrtarë të partive tjera politike kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë tryezë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se do të marrin pjesë, pasi që sipas tij kjo tryezë është e iniciuar nga LDK-ja.

“Po do të marrim pjesë sepse është tryezë e iniciuar nga LDK dhe ka nevojë të arrihet sa më parë një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga kriza politike. LDK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari Agim Veliu”, ka thënë Hoti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të jetë e pranishme në këtë tryezë. “Po do të merr pjesë Glauk Konjufca në emër të VV-së”, ka thënë ajo. Pjesëmarrjen në këtë tryezë e ka konfirmuar edhe  Nisma Socialdemokrate.

“Ashtu sikur që kemi deklaruar edhe për takimin e ftuar nga LDK javën e kaluar, Nisma Socialdemokrate konsideron se takimet mes partive politike janë të mirëpritura. Nisur nga kjo, Nisma do të marrë pjesë në të gjitha takimet e ftuara nga partitë politike”, u shpreh shefi i GP-së të Nismës, Bilall Sherifi. Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet të martën në ora 13:00, në sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...