Vuçiç e ka kuptuar tashmë se çështja e Kosovës dhe njohja e saj është tashmë një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
Rasti i Kosovës është një rast i veçantë, dhe asnjë shtet tjetër nuk ka patur si kusht njohjen e një shteti, por Serbisë po i caktohet pranimi i vetëm i asaj që është në interesin kosovar.
Presidenti serb është shprehur se me Serbinë askush nuk mund të flasë gjuhën e ultimatumit dhe kërcënimit, duke lënë të kuptohet se tashmë është seriozisht i frikësuar nga kushtet e BE. Ai ka shtuar se “ne do ta vazhdojmë rrugën, por ka theksuar, rrugën e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën” e kusht të ngjashëm nuk ka pasur asnjë vend, por shpresoj se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje” (asnjë shtet i pranuar në BE nuk ka pasur raste si Kosova).