Bllokohen 56 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

E Enjte, 10 May 2018 15:18

Një bandë trafikantësh është shkatërruar nga policia e Romës, duke çuar në arrestimin e 10 personave mes tyre edhe një shqiptar. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të madha lëndë narkotike. Hetimet kanë zbardhur dhe lidhjet e këtij grupi trafikantësh me klanin "Polverino-Orlando"të mafias napoletane ‘Camorra’. Ndërsa në Ishullin e Siçilisë u sekuestruan 56 kg marijuanë në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë

Policia e Romës në bashkëpunim me atë të Torinos dhe Frozinones ka shkatërruar në mëngjesin e kësaj të enjteje një grup kriminal trafikantësh droge që transportonin lëndë narkotike nga Maroku e Spanja drejt Italisë.

Në pranga janë vënë 10 persona, 7 prej të cilëve marokenë, 1 algjerian, 1 italian dhe një shtetas shqiptar. Gjatë operacionit u sekuestruan 16 kg hashash, 4 kg marijuanë, 7 kg kokainë.

Droga magazinohej në borde automjetesh të parkuara në vende strategjike në territorin e Romës. Operacioni i koduar "NADIR 2" ishte shtrirë në lagjet e qëndrës historike romane Pigneto, San Lorenzo, Trastevere, Campo de' Fiori, Lungotevere, por edhe në lagjet pereiferike.

Hetimet kanë zbardhur dhe lidhjet e këtij grupi trafikantësh ne klanin "Polverino-Orlando"e mafias napoletane Camorra. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Spanjë dhe 2 anëtarë të këtij grupi trafikantësh. Në vilën e njërit prej tyre në Andaluzi janë sekuestruar 200 kg hashash e 3 kg kokainë. Nën hetim janë vënë dhe 28 persona të tjerë.

Ndërsa në Ishullin e Siçilisë u sekuestruan 56 kg marijuanë në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë. Droga ishte e konfeksionuar në 6 pako të mëdha të mbyllura hermetikisht. Në pranga është vënë korrieri i drogës, që ishte dhe drejtuesi i automjetit. Policia italiane ka nisur një proces hetimor por nuk ka bërë ende publik emrin e të arrestuarit.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 15:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...