Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia e Kosovës në veri të vendit, nuk është shprehur aspak optimist përsa i përket afatit që ka vënë BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.
Më tej ai është shprehur se shteti Serb do ta përkrahë krijimin e këtij Asociacioni, por jo në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ku ka gjetur se ka 23 shkelje.
‘’Ne duam që Asosiacioni të ketë fuqi’’ ka thënë Gjuriç për RTS.
Ai ka shtuar se nuk do të formojnë një Asociacion që të jetë bosh( pa kompetenca).