Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve Kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka premtuar më shumë përkrahje për këtë komunitet që është në gjendje shumë të vështirë. Ai ështgë shprehur se bashkë edhe me komunitetin rom të bëhet gjithçka që ky komunitet të ketë jetë më të mirë.
“Besoj çdo tabu ose çdo pengesë që na del përpara do ta zgjedhim bashkë. Kemi hartuar strategjinë dhe në zbatim të saj do të gjejmë vetëm resurset, përkrahjen për këtë strategji, por edhe vullnetin e ndërsjellë të të gjitha niveleve të institucioneve tona edhe atyre komunale në mënyrë që fëmijët romë kur të fillojnë shkollimin të jenë të përkrahur edhe në tekste edhe në mundësinë që të mësojnë edhe në gjuhën e tyre”, tha Haradinaj, duke e uruar 8 Prillin në gjuhën e këtij komuniteti.
Në këtë ngjarje ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Albert Kinolli i cili falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij komuniteti.