Haradinaj: Banorët serbë po e pranojnë FSK-në, Lista Srspka ta votojë ushtrinë

Tuesday, 15 May 2018 13:36

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorët, ka thënë se janë pjekur kushtet për të ndodhur transformimi i FSK’së në Ushtri. Ai thotë se formimi i ushtrisë është po pranohet mirë nga banorët serbë, ndërsa tregon pse akoma vota e Listës Srpska është e paqartë.

“Pas konferencës për sigurinë me ambasadorët, Kryeministri Haradinaj tha se u tregoi diplomatëve të huaja avancimin e FSK’së dhe gatishmërinë e forcave për t’u kthyer në ushtri. Haradinaj tha po ashtu se në këtë avancim hyn edhe integrimi i pakicave, veçanërisht i serbëve, në FSK.

“Po e përmendi këtë, multietninë, për faktin se është parapa se fuqizimi i mandatit të FSK-së bëhet me ndryshime të neneve kushtetuese. Mendoj që argumentet për të marrë besimin e Listës Serbe vërtetë janë plotësuar. Por, vendimi është politik, e duke qenë politik nuk e kemi të qartë këtë votë”, tha kryeministri Haradinaj. 

“Kosova i ka përmbush  argumentet që janë të nevojshme për të ndodhur transformimi i FSK-së në ushtri. Por duhet të vendos për mënyrën e ecjes përpara”, shtoi ai. Kryeministri thotë se ushtria e Kosovës nuk i përvetëson detyrat që ka KFOR-i  në Kosovë, por vetëm se do të ndihmojë në sigurinë rajonale.

“Nuk i merr detyrat e NATO-s, e vetmja gjë që bën është lehtësimi i jetës së KFOR-it në Kosovë dhe jo vetëm absorbues i sigurisë por edhe kontribuues”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka përmendur se transformimi i FSK-së do të bëhet, dhe nëse jo me ndryshime të neneve kushtetuese, formimi do të bëhet me avancime ligjore.

Akoma nuk ka qartësi nëse ka ndonjë sinjal të ndryshimit të qëndrimit të Listës Srpska rreth formimit të Ushtrisë, por kryeministri thotë se banorët serbë po e pranojnë dhe po bëhen pjesë e FSK-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...