×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidentit i rritet paga

Hënë, 21 May 2018 18:30

Ligji i ri për pagat do të paguajë më shumë presidentin Hashim Thaçi dhe punonjësit e Kuvendit dhe ata të Qeverisë.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm Qeveria do të bëjë disa ndryshime në këtë ligj. Ai po ashtu ka thënë se ndryshimet e reja nuk rrezikojnë buxhetin.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, presidenti Hashim Thaçi do të paguhet më së shumti nga buxheti i shtetit, raporton T7.

Ky ligj është punuar dhe pritet që gjatë muajit tjetër të shkojë në Qeveri.

Por, sa do të jetë paga e tij, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se këtë e përcakton koeficienti.

Pas presidentit përfitues të pagave të larta do të jenë edhe punonjësit e Kuvendit dhe Qeverisë.


Ndryshe nga koeficienti presidencial, vlerësimi për legjslativët dhe ekzekutivët do të jetë përvoja dhe kualifikimet e të punësuarve.

Yagcilar sqaroi se qëllimi i ligjit është që të mos ketë zvogëlim të pagave, kurse mund të ketë rritje nëse shihet e nevojshme. Ai garantoi se raporti pagë e njëjtë për punën e njëjtë do të zbatohet duke mos rrezikuar buxhetin.

“Kjo do të rregullohet me ligjin e zyrtarëve publik ku prapë do të saktësohen hyrja në këto institucione dhe mënyra e funksionimit të zyrtarëve, masat disiplinore, performanca, zhvillimi karrierës dhe shumë çështje tjera që kërkohen me Ligjin e punës”.

Yagcilar ka folur edhe për reformën në administratën publike.

Sipas tij, reformat do të përfshijnë punësimin e njerëzve profesionist në fushat përkatëse gjithashtu do të rris llogaridhënien e institucioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...