×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Emri i Maqedonisë/ Partitë shqiptare japin vlerësimet e tyre

Hënë, 21 May 2018 19:33

Partitë politike shqiptare mbeten të rezervuara rreth propozimit të ri të cilin e publikoi kryeministri Zaev, pas takimit të liderëve dhe pas Samitit të Sofjes.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nga krahu i Bilall Kasamit, kanë pohuar se ato janë kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë realitetin multietnik.

 “Propozimi i tillë është i papranueshëm për popullin shqiptar dhe për Lëvizjen Besa, edhe atë për të vetmen arsye, se ky propozim nuk identifikon karakterin multietnik dhe multikonfesional të shtetit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, emri i propozuar Republika e Maqedonisë së Ilindenit është një emër që lidhet me një festë fetare ortodokse dhe aq më tepër që ka një entoponim sllav. Fakti që këtu bisedohet vetëm me partnerët e koalicionit, pa përfshirjen e opozitës, i sjellin këto situata ku nesër shqiptarët i vendosin para aktit të kryer”,- deklaroi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Aleanca për Shqiptarët akoma nuk ka marrë qëndrim rreth këtij propozimi. Këto ditë do të mblidhet Kryesia e ngushtë e partisë për të diskutuar për çështjen në fjalë. Qëndrojmë në pozicionet partiake që jemi deklaruar në vazhdimësi, duke e rikonfirmuar qëndrimin tonë se jemi kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë realitetin multietnik dhe multikonfeksional të vendit”,- u tha nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga Lëvizja BESA e Afrim Gashit kanë pohuar se janë të interesuar që kjo çështje të zgjidhet dhe me këtë të debllokohet rruga euroatlantike e Maqedonisë.

“Lëvizja Besa akoma nuk ka marrë qëndrim për propozimin e ri, dhe pasi të mblidhen organet partiake, do ta bëjmë me dije pozicionin tonë. Por, ne si Lëvizje Besa jemi të interesuar që kjo çështje të zgjidhet dhe me këtë të debllokohet rruga e eurointerimeve dhe të marrë datë për fillimin e negociatave”,- u shpreh Orhan Murtezani nga BESA.

Ndërsa zëvendëskryeministri nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një postim në rrjetin social Facebook ka pohuar se:

“Ne nuk kemi qenë përkthyes në proces, por negociues, dhe kemi vlerësuar se ky emër dhe formulimi i ri reflekton më së miri përpjekjen e përbashkët maqedono-shqiptare për shtet multietnik të anëtarësuar në NATO dhe në BE, dhe si i tillë është fonetikisht, gramatikisht dhe politikisht preciz dhe korrekt”,- potencoi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

 Partitë politike shqiptare po ashtu kanë dërguar një porosi deri tek kryeministri se para se të publikojë propozime rreth emrit, është mirë që të ulen të gjitha subjektet politike, qofshin pozitare apo opozitare, me qëllim që të harmonizohet një qëndrim i pranueshëm për ne dhe e njëjta t’i parashtrohet palës greke./ekspress

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...