×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Emri i ri Maqedonisë/ Zaev: Përkthimi në shqip, s’ka shumë rëndësi

Tuesday, 22 May 2018 09:49

Për kryeministrin Maqedonise, Zoran Zaev nuk ka rendesi mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë. Sipas të parit të Qeverisë, më rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori tek partnerët e koalicionit.

 

 

“E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen. Nuk them fare e parëndësishme, është, por çështjet transparente për përkthim do të bëhet në konsultim me qëndrimin e opinionit, ekspertëve dhe do të vendoset si do të përkthehet – tha Zaev.

Nga BDI vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se emri i propozuar në shqip është i qëndrueshëm. Madje zëvendëskryeministri, Bujar Osmani në rrjetin social Facebook, përmes një statusi me dhjetëra gabime drejtshkrimore akuzoi kritikuesit për mentalitet të ulët për shkak të akuzave që u drejtuan atij dhe subjektit tij për përkthimin skandaloz dhe të pakuptimtë Ilindenit.

Por, sipas profesorit Xhelal Zejneli, përkthimi i tillë i emrit, paraqet bastardim të skajshëm të gjuhës shqipe. Ai kritikon edhe qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev duke e quajtur veprim të pakujdesshëm pasi institucionet janë ato që duhet të mbajnë llogari për përpkthimet që bëhen.

“Ky përkthim është bërë me ngut dhe në mënyrë jo të saktë. Me këtë punë duhet të merren persona të cilët e njohim gjuhën shqipe mirë. Deklarata e kryeministrit Zaev është absolutisht e papranueshme nga shqiptarët. Emri i ri i shtetit duhet të thuhet edhe në shqip dhe nuk ka asnjë shqiptar në botë që ka pranuar një emër pa përkthim aq më pak një emër me përkthim të shtrembëruar dhe të bastarduar”– deklaroi profesori Xhelal Zejneli.

Përkthimi tekstual i emrit Maqedonia e Ilindenit nxiti reagime të shumta në opinion. Në rrjetet sociale, qytetarët ironizuan përkthimin tekstual, duke akuzuar subjektin shqiptar në pushtet për manipulim me opinionin, kujtesë e freskët për qytetarët dhe e ngjashme me atë të vitit 2014 kur kur partnerët e koalicionit aso kohe BDI-VMRO u morën vesh për ndryshimin e stemës shtetërore dhe vendosjen e luanit në të. Madje subjekti shqiptar kishte tentuar të bind opinionin se luani ka elemente shqiptare duke imponuar mendim bashkë historian nga brenda dhe jashtë vendit, njofton Alsat M.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...