×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Daçiç: Kush votoi pro pavarësisë së Kosovës, është kundër nesh

Tuesday, 22 May 2018 09:57

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbisë i duhen lobistët që do të punonin për interesat e saj në bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai zbuloi edhe një detaj nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit, kur përfaqësuesi britanik i kishte thënë në sy se ishte i lumtur që Kosova e festoi 10 vjetorin e pavarësisë.

“I kam thënë Vuçiçit se është e gabueshme që ne nuk kemi askënd për të lobuar për ne, gjë që është normale në Amerikë. Ne kemi nevojë për dikë në administratën e Tramp”,- tha Daçiçi në televizionin “Happy”.

 

 

Ai vuri në dukje se “në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka sekrete dhe se e dimë se si secili prej vendeve votoi në cilin trup dhe kush për kë lobon. Duhet të dinë se kur votojnë për Kosovën, atëherë janë kundër nesh.

Çka i intereson Departamentit të Shtetit kush kë e voton në UNESCO? Këtë ua thashë edhe atyre, dhe disa nuk më duan për shkak të kësaj”. Shefi i diplomacisë serbe gjithashtu përcolli detaje nga seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Sipas tij, “shqiptarëve u pengon gjithçka në lidhje me bashkësinë ndërkombëtare, sepse mendojnë se puna rreth pavarësisë është e kryer”,- shkruan "express".

“Kjo është arsyeja pse ata janë kundër UNMIK-ut kundër sesioneve të KS të OKB çdo tre muaj dhe që ato mos të janë të hapura për publikun. Kjo për neve është shumë e rëndësishme dhe është në kundërshtim me interesat tona”,- tha Daçiç.

Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi britanik në OKB tha se ishte i lumtur që kohë më parë u festua 10-vjetori pavarësisë së Kosovës.

“Atëherë unë i thashë se shpresojë se ai është i lumtur që ne para pak kohësh festuam 180 vjetorin e marrëdhëniet tona diplomatike. Ngjashëm u thashë amerikanëve, rusëve dhe të tjerëve, duke i porositur që të mos harrojnë se sa gjatë bashkëpunojmë”,- tha Daçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...