×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Beogradi provokon sërish: Treni me ‘Kosova është Serbi’, mund të riniset shumë shpejt

Tuesday, 22 May 2018 10:01

Një tjetër paralajmërim vjen nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se treni me parulla prokative ndaj Kosovës mund të riniset shumë shpejt. Mësohet se parullat me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në këtë tren kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro).

 

 

Ky fakt u ë i ditur nga Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor në të ashtuquajturën zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

“Të gjitha punët dekorative për trenin “Kosova është Serbi”, që është dashur të qarkullonte në relacionin Beograd – Mitrovicë, kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro).

Por ky çmim është i vogël krahasuar me atë se çka do të simbolizonte ky tren për shtetin serb. "Fakti që ai mesazh nuk mund t’i pëlqejë dikujt, nuk do të thotë që ne nuk do ta përsërisim atë… Kosova për të gjithë ne është zemra e Serbisë”,- deklaroi Kozarev duke raportuar për punën e Zyrës për Kosovën në vitin 2017, përcjell "b92".

Kujtojmë se treni me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, më 14 janar 2017 ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë.

Pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se atij nuk do t’i lejohej hyrja në territorin e saj, treni u ndalua në stacionin e ne fundit afërt kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe ishte kthyer në Beograd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...