Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet sot në Austri, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Thaçi është pritur gjatë ditës së sotme në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Por presidenti i Kosovës është befasuar kur ka mësuar se aty punonte edhe një shqiptar nga Kosova me emrin Arben që ishte pjesë e stafit të kancelarit austriak. Shqiptari nga Kosova është gëzuar shumë që ka takuar Thaçin, ndërsa kanë bërë të tre foto.
Kurz ka publikuar foton në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet bashkë me Thaçin dhe ndihmësin e tij kosovar.