“Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores

Tuesday, 16 October 2018 15:27

Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja.  Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për legjimentin e tyre të kalorsisë, siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942 Kalorësia Savoia ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krej afër lumit Don. Mbi këtë subjekt ndërtohet romani “Qiell nën flakë”, një roman i shkruar me stil dhe personazhe të gjallë, ngjarje që të befasojnë dhe rrëfim që të mban në ankth. Libri është përkthyer nga anglishta nga përkthyesi i njohur Stari Pone.

Shtëpia botuese “55” ka ekskluzitivtetin e botimeve në shqip të shkrimtarit të shquar Montefiore. Ajo ka botuar , mes të tjerash “Stalini, në oborrin e carit të kuq”, ‘Stalini i ri”, “Jeruzalemi”, “Katerina e Madhe”, “Romanovet”, “Sashenka”, “Heronjte”, “Monstrat”, etj.

***

“... Ne ishim rritur me vdekjen në këtë vend. Ishim mësuar me vrasjen. Vdekja ishte xholi i lidhur dhe i rrahur tekat e të cilit i dëgjonim teksa ngjiste shkallët, teksa ecte me zhurmë përmes pyjeve, teksa vizitonte fqinjët për një teke vodtka natën vonë. Vrasja është e vetmja gjë që Rusia e bën mirë, - qeshi Benia. Po, vërtet mirë.

Duke kaluar përmes luleve të diellit, Çorape Argjendta ktheu kokën djathtas, me veshët të cërruar dhe Benia Gordeni ndjeu se ajo i shkurtoi hapat. Ajo po i tregonte diçka. Panka dhe Prishçepa tashmë u kishin zbtritur kuajve dhe kishin ngritur çarqet e pushkëve. Benia vuri dorën në automatikun e tij të lehtë PPSH që mbante në krahë...

Nëse vdes, i tha vetes, ke vdekur prej kohe...”

20181016_100234.jpg

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 17:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...