Durrës/ Sherr me thika, plagoset 17 vjeçari

Hënë, 16 Prill 2018 16:23

Konfliktet me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet. Qytetarët e Durrësit u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala. Megjithatë, edhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë, sërish djemtë e rinj të këtij qyteti zgjedhin t’iu japin zgjidhje 'problemeve' të tyre nëpërmjet dhunës e thikës.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15 e njohur si zona e Spitallës, ku 19-vjeçari N.B., banues në Durrës ka goditur me thikë shtetasin D.H., vjeç 17, njofton Durreslajm.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkaqet e një ngjarjeje të tillë, ndërsa mësohet se 17-vjeçari banues në Durrës ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 19-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" sipas nenit 89 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...