Prapë sahatë të rinj energjie?! Gati një tjetër koncension

Hënë, 09 September 2019 08:54

Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje interesi ka nxjerrë në pah objektivin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të zvendësuar matësit induktivë me matës të rinj elektronikë. Referuar procedurës “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Polikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar” nënvizohen edhe objektivat që do të arrihen përmes saj.

Ajo që bie në sy mes listës së gjatë të detyrave që do të ketë konsulenti është edhe vlerësimi i mundësisë për të kaluar në një procedurë Partneriteti Publik Privat (PPP) e skemës së smart meters. “Të bëhet një vlerësim ekonomik për smart meters për kategori të ndryshme të konsumatorëve duke caktuar edhe kohën për zbatimin e këtij sistemi matjeje dhe të vlerësojë prezantimin e mundshëm të investimeve në sektorin privat përmes PPP apo skema të ngjashme për sistemin smart metering” thuhet në dokument. 

I njëjti nënvizon se qeveria shqiptare ka marrë një financim nga Banka Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë përmes një kredie nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe synon të aplikojë një pjesë të këtyre parave për shërbime konsulence lidhur me Asistencë Teknike mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar. 

“Qëllimi kryesor i kësaj detyre është që të asistojë MIE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për Matjen dhe Polikat Standarde të Sektorit Energjetik Shqiptar lidhur me propozime për ndryshimet e nevojshme ligjore. Në objektivat e këtij shërbimi konsulence duhet të merren në konsideratë gjithashtu masa të tjera si (zëvendësimi i matësve induktivë me matës të rinj elektronikë për të gjithë konsumatorët e OSHEE. Së dyti eliminimi gradual i leximit manual i matësve të energjisë, së treti ulja e kostove të shkëputjes dhe rilidhjes në rrjet për paguesit e këqinj përmes prezantimit të teknologjive të reja  së katërti iniciativa për të rritur nivelin e faturimit dhe arkëtimit dhe së pesti zëvendësimi i sistemit ekzistues të matjes në rrjetin e tensionit të mesëm përfshirë edhe sistemin e balancimit” thuhet në dokument. 

Gjatë ofrimit të shërbimit pala që do të marrë përsipër këtë detyrë do të ketë edhe disa detyra specifike ku së pari është raporti fillestar. 

Në këtë raport konsulenti duhet që të nënvizojë metodologjinë, të propozoje instrumente për të çuar në fund disa procese si dhe të reflektojë nivelin e përpjekjeve që do të bëhen për të zhvilluar çdo detyrë. Kjo fazë do të mbulojë rishikimin e dokumenteve dhe instrumenteve të nevojshme për të diskutuar me palët. Po kështu do të identifikojë nivelin aktual të humbjeve të energjisë si dhe arkëtimet në sektorin e energjisë. duhet të identifikojë gjithashtu teknologjitë e disponueshme në treg për Smart Metering (Matja e Zgjuar). Të identifikojë mbulimin me teknologjitë e komunikimit në zonat ku OSHEE do instalojë smart meters. Të identifikojë gjendjen e sistemit IT të OSHEE në mënyrë që të lehtësojë integrimin me Sistemin e Matjes Smart. 

Si detyrë tjetër është ajo e një Analizë Fizibiliteti dhe Strategjie për Matjen. 

Në këtë fazë konsulentit do t’i duhet që të vendosë objektiva për humbjet dhe nivelin e arkëtimeve sipas targeteve rregullatore dhe sugjerimeve që dalin nga studimi i fizibilitetit. Së dyti vlerësimi i mbulimit aktual me teknologjinë e komunikimit çka do të japë më pas variantin e strategjisë më të përshtatshme të matjes. Po kështu do të zhvillohet një analizë Kosto-Pëfitim për instalimin e matësve smart në vend, duke caktuar nivelin e e përshtatshëm për zbatimin sipas zonave të ndryshme (urbane, suburban dhe rurale) duke pasur parasysh mbulimin me rrjetin e telekomunikacionit./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...